Pallaska: Me aktgjykimin e fundit nuk do të kemi më bllokada në formimin e institucioneve shtetërore

Juristi Dastid Pallaska në T7, ka thënë se me aktgjykimin e fundi të Gjykatës Speciale, nuk do të kemi më bllokada në krijimin e institucioneve të shtetit.

Lajme

04/06/2020 22:12

“Me këtë aktgjykim nuk do të kemi më bllokadë në krijimin e institucioneve. Përgjegjësit kryesor nga analiza e këtij aktgjykimi janë parashtruesit e kërkesës, pra Lëvizja Vetëvendosje për arsyen e thjeshtë, sepse secilin argument që e kanë ngritur ata, e ka rrëzuar vetëveten”, është shprehur Pallaska.

Tutje, Dastid Pallaska ka thënë se e kishte parashikuar se koalicioni LDK-VV nuk do të funksiononte. Kjo për shkak se njëra parti donte ta dominonte tjetër.

“VV filloi të dominojë LDK-në pas rezultatit të zgjedhjeve”, thotë Pallaska.

“E kam ditur se nuk do të funksionojë. Albin Kurti gjithmonë deshi të kontrollonte Qeverinë’’

Pallaska flet edhe për gabimet e Kurtit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

‘’Kurti ka të drejtë kur thotë se pas secilit vendim që kanë marrë ish-liderët para tij ia kanë veshur Amerikës. Cdo vendim jopopullor është shfaqur para popullit se ‘kështu po dëshiron Amerika’”, thotë ai.

Por ai shton se Kurti gaboi në marrëdhëniet e tij me SHBA-në dhe i shkaktoi dëm Kosovës.