Pala serbe ndërpret punimet në Rudnicë

Punimet në lokacionin e Rudnicës në Rashkë, ku dyshohet se gjenden trupa e shqiptarëve të vrarë nga forcat ushtarake e policore të Serbisë, gjatë luftës së fundit në Kosovës, janë ndërprerë nga pala serbe.

Lajme

04/07/2014 12:28

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi  për media Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, edhe pse nuk jepen arsyet e ndërprerjes së punimeve.

Kryetari i Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj ka paralajmëruar se do të mbajë   enjë konference për media lidhur me ndërprerjen e punimeve, raporton KP.

Deri tani janë gjetur rreth 50 trupa, 45 prej tyre janë relativisht të mbledhur mirë dhe 87 mbetje mortore, që pas analizave të ADN-së, mund t’u bashkëngjiten trupave, por mund të jetë edhe ndonjë person i ri.

E krejt këto mostra të ADN-së do të dërgohen në një nga laboratorët më të sofistikuar për këtë, në Bosnje e Hercegovinë, konkretisht në Komitetin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Ndryshe, në lokacionin e parë, ku nisen gërmimet më 23 prill, zyrtarisht është mbyllur puna sepse aty ekspertët thonë se nuk ka më trupa.