Pal Lekaj: Sllovenia është tallur me Republikën e Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, duke folur për arrestimin e Ramush Haradinaj në Slloveni, ka thënë se ky shtet është tallur me Republikën e Kosovës

Lajme

18/06/2015 11:11

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se dje është ndalur një qytetar i Kosovës dhe një ish luftëtar e ish- kryeministër.

“Dje në shtetin slloven është ndaluar një qytetar i Kosovës, një luftëtar, një ish-Kryeministër në bazë të një dokumenti të Serbisë”.

“Është tallje me Shtetin, Qeverinë e Presidenten”, ka thënë Lekaj,

Ai  ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Ramush Haradinajt .

Lekaj ka thënë se nëse s’ka veprime nga institucionet atëherë këtë punë do ta kryejnë qytetarët e Kosovës.

“Askush s’duhet të tallet me qytetarët e deputetët tanë”, ka thënë ai. (lajmi.net)