Pal Lekaj: BE-së i kërkojmë, liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë!

17:47 | 8 Dhjetor 2016

Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Ukrainës dhe ata të Gjeorgjisë.

Lekaj ka kërkuar nga BE-ja liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë!

Reagimi i plotë:

BE-së i kërkojmë, liberalizim për Kosovën ose shkarkim të qeverisë!

Bashkimi Evropian ka zyrtarizuar liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, por jo edhe për Kosovën. Një tjetër lajm i keq për qytetarët e Kosovës.

Ende ma e keqe është edhe fakti se po këtyre ditëve, para syve të Brukselit, lejohen të ngrihen mure që veç sa e trashin ndarjen dhe izolimin e Kosovës.

Pse duhet që BE-ja për interesa krejt irrelevant, të një kaste qeveritarësh të korruptuar e të mbërthyer vetëm rreth pushtetit të vet, të vazhdojnë getoizimin e qytetarëve tanë.

BE-ja duhet të insistojë që Kosova ta ketë një qeveri të interesit qytetarë e jo vetëm sa për dialogun me Serbinë.

Morën rreth 50 milionë banorë liri të lëvizjes, e nuk po arrini që t’ua pranoni 1,8 milionë qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë.

Deri kur kështu?