Pakujdesia e fermerëve, digjen dhjetëra hektarë me ullinj

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një siperfaqe të madhe drurësh frutorë në qytetin e Lushnjes.

Lajme

19/08/2015 22:44

Mësohet se shkak i rënies së flakëve të jetë bërë pakujdesia e fermerëve që djegin barin e thatë në tokat e tyre. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë. Për pasojë, janë shkrumbuar disa hektarë toke e mbjellë me ullinj.

Banorët e zonës janë munduar të shuajnë flakët me mjete rrethanore deri sa kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por terreni i thyer ka vështirësuar punën e tyre. Shuarja e plotë e zjarrit është arritur rreth orës 15:30, megjithatë dëmet në plantacionet e mbjella me ullinj kanë qenë të mëdha.