Pakti i Lautaros me Conten: Këtë sezon jap gjithçka për Interin, por dua t’i bashkohem Barcës

Lautaro Martinez ka ndërmarrë një hap tjetër në rrugën e tij drejt transferimit në ‘Camp Nou’.

Sport

06/06/2020 09:31

Sulmuesi argjentinas nuk e fsheh dëshirën për të veshur fanellën e Barcelonës, ku do të kishte mundësi të luante me Lionel Messin nga sezoni i ardhshëm.

Në fakt, siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport’ këtë të shtunë, Lautaro ka bërë një pakt me trajerin e Interit, Antonio Conte.

Gazeta italiane titulloi kopertinën e saj me një “Pakt të Lamtumirës”, me Lautaron që i ka rrëfyer Contes dëshirën e tij për të nënshkruar me Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Por, me Interin që është duke luftuar në tri fronte, argjentinasi i ka premtuar trajnerit të tij se do të japë gjithçka deri në ditën e fundit në fanellën e ‘zikaltërve’.

Inter vazhdon të jetë në garë në tri fronte, në Kupën e Italisë ku takohet me Napolin, në Ligën e Evropës, me Getafen, dhe në Serie A, ku para në renditje ka Juventusin dhe Lazion./Lajmi.net/