Pakti i Barcës me Neymar: Nëse nuk vjen te ne, mos shko as te Reali

Verën e kaluar Neymar ishte afër rikthimit te Barcelona, por është aq e vërtetë, se ai gjithashtu nuk ishte edhe larg Real Madridit.

Sport

04/04/2020 10:37

Katalanët kërkojnë rikthimin e tij në ‘Camp Nou’, por një marrëveshje me PSG-në, nuk u arrit.

Ajo që bënë kampionët e La Ligas, ishin të siguroheshin që ai nuk do të bënte një rikthim në Spanjë, duke iu bashkuar Real Madrid.

MundoDeportivo raporton rreth një pakti të bërë mes Barcelonës dhe Neymarit.

Ata i thanë Neymar se nëse nuk transferohet në verën e vitit 2020 te Barcelona, atë do ta bëjnë në vitin 2021.

Nëse transferimi i Neymar te Barcelona nuk ndodhi verën e kaluar, katalanët donin siguri që braziliani nuk do të transferohej as te Real Madrid./Lajmi.net/