Pakistani refuzon të pranojë emigrantët e larguar nga Greqia
Pakistani ka refuzuar të pranojë rreth 30 emigrantë të deportuar nga Greqia.

Bota
Përkundër bisedimeve me Bashkimin Europian për të zgjidhur mosmarrëveshjet e të deportuarve. Vetëm në vitin e kaluar rreth 21 mijë pakistanezë kanë udhëtuar në Evropë në mënyrë ilegale, të cilët më pas janë urdhëruar të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa çdo vit rreth 50 mijë pakistanezë udhëtojnë në mënyrë të ligjshme në Evropë për të kërkuar punë.
Sipas Ministrisë së Brendshme, personat e deportuar nga Greqia, nuk janë pranuar në Pakistan se ishin ‘të dëbuar të paverifikuar’.
“Pavarësisht zgjidhjes me Komisionin Evropian, ligjet e Pakistanit janë shkelur, prandaj edhe ata nuk mund të lejohen të hyjnë në vend,” ka thënë Khan përmes një deklarate, transmeton Gazeta Blic.
Përfaqësuesi i BE-së në Pakistan, tha se të gjithë ata që ishin në bordin e avionit ishin të paisur me dokumente të udhëtimit nga ambasadat e Pakistanit, por disave u është refuzuar hyrja pasi u mungonte karta e identifikimit e lëshuar nga Ministria e Brendshme.