Pakistan: Vriten dy të krishterë, ISIS merr përgjegjësinë për sulmin

Zyrtarët pakistanezë kanë njoftuar se dy të krishterë janë vrarë gjatë të shtënave jashtë një kishe në jugperëndim të vendit.

Bota

16/04/2018 09:08

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 15 prillit jashtë një kishe në qytetin Quetta.

Zyrtari policor, Ataullah Shah ka thënë se besimtarët e krishterë ishin duke u kthyer në shtëpinë e tyre, kur një person që ishte duke lëvizur me një motoçikletë ka hapur zjarr drejt tyre.

Shah ka thënë se edhe tetë të krishterë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

Militantët edhe në të kaluarën kanë kryer sulme ndaj të krishterëve dhe minoriteteve të tjera fetare, përshirë edhe ndaj myslimanëve shiitë.

Të krishterët përbëjnë më pas se dy për qind të popullsisë në Pakistan,shtet me shumicë myslimane. Ata përballen me diskriminim dhe dhunë.