Pakistan, arrestohen qindra prindër që s’i vaksinuan fëmijët
Autoritetet në veriperëndim të Pakistanit kanë arrestuar qindra prindër, të cilët kanë refuzuar të lejojnë fëmijët e tyre të vaksinohen kundër poliomelitit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2015/03/Foto-ilustruese1.jpg)
Bota
Zyrtarët i kanë thënë shërbimit të Radios Evropa e Lirë në Pakistan se në provincën Khiber janë arrestuar 471 persona.
Shumica e tyre pritet të lirohen pasi janë zotuar me shkrim se do t’i vaksinojnë fëmijët.
Disa pakistanezë kundërshtojnë vaksinimin për shkak të thashethemeve se fushata e imunizimit është komplot i Perëndimit për të sterilizuar fëmijët myslimanë.
Mbi 300 raste të poliomelitit janë raportuar vitin e kaluar në Pakistan, shumica e tyre në provincën Khiber.