Pakistan, 24 të vdekur nga përmbysja e autobusit

Gjatë përmbysjes së një autobusi në Pakistan kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa 50 të tjerë janë lënduar.

Bota

09/11/2017 10:41

Sipas informacioneve të ekipeve të shpëtimit, aksidenti ndodhi kur autobusi doli nga ura në qytetin Chakwal.

Personat e lënduar janë transferuar në spitalin më të afërt të këtij rajoni, raporton Anadolu Agency.

Në autobus pretendohet se kanë qenë rreth 80 persona, ndërsa bëhet fjalë për një grup të besimtarëve muslimanë të cilët udhëtonin drejt qytetit Lahore për të marrë pjesë në një ceremoni fetare.

Autoritetet lokale theksojnë se aksidentin dyshohet se e shkaktoi një defekt në frenat e autobusit.