Pak vite pas shkarkimit të tyre, legjenda e Man Utd ka lëvdata për Van Gaal dhe Mourinho

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, është kujtuar për punët e mira të Louis Van Gaal dhe Jose Mourinho, pak vite pasi trajnerët u shkarkuan nga posti i trajnerit.

Sport

24/05/2019 18:45

Ish mbrojtësi i ‘djajve të kuq’, ka thënë se dy trajnerët dështuan të bindin në ‘Old Trafford’, por ata kanë bërë punë të mirë duke treguar besim tek lojtarët e akademisë.

Ata kanë vënë standarde që duhet ndjekur nga të tjerët, duke promovuar lojtarët si Marcus Rashfrod, Scott McTominay dhe Mason Greenwood.

“Është kruciale për United që të vazhdojmë me këtë” ka thënë Nevillë për faqen zyrtare të Man Utd, transmeton lajmi.net.

“Një nga gjërat më të mira gjatë viteve të fundit, vite të cilat ishin të vështira, është që shohim lojtar të akademisë në fushë” ka thënë tutje ish kapiteni.

Manchester United janë duke shikuar përpara që të ‘rindërtojnë’ skuadrën gjatë këtij afati kalimtar, por ata sigurisht se nuk do të largojnë vëmendjen nga lojtarët e akademisë. /Lajmi.net/