“Pak për Zot, pak për lekë”, deri tash 21 kosovarë të vrarë

Nga një sulm ajror në Irak, dy ditë më parë janë vrarë 11 luftëtarë të Shtetit Islamik (IS). Tetë prej të vrarëve janë shqiptarë, gjashtë nga Kosova, një nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Ndërsa që nga fillimi i konfliktit në Siri dhe Irak, atje janë vrarë gjithsej 40 shqiptarë.

Lajme

14/09/2014 15:02

Që kur ka nisur konflikti në Siri mes regjimit diktatorial Bashar al-Assadit dhe rebelëve, në frontet e luftës kanë vdekur më shumë se 150 mijë luftëtarë sirianë, përfshirë këtu edhe vullnetarë nga Ballkani.

Në mesin e viktimave janë edhe 40 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, raporton “Presheva Jonë”.

Në Siri dhe Irak nuk luftojnë vetëm shqiptarët nga Ballkani, por edhe nga vendet perëndimore. Nga Zvicra janë së paku 5 shqiptare që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.

Sipas Shërbimi Informativ i Konfederatës (SRC) ne Bernë, rreth 40 persona nga Zvicra janë sot në xhihad.

Felix Endrich, zëdhënës i Shërbimit Informativ i Konfederatës, ka deklaruar se “në mesin e 40 luftëtarëve nga Zvicra ka edhe persona nga vendet e Ballkanit, por se nuk mund të flasë më shumë shkaku i hetimeve.

Deri tani me shifra zyrtare dihet vetëm për të vdekurit, por jo edhe për numrin e vullnetarëve të gjallë që gjenden në frontet e Sirisë. Dihet se deri tani janë vrarë 40 shqiptarë nga Ballkani – vjet gjatë tërë vitit janë vrarë 18, kurse sivjet edhe 22 të tjerë, kryesisht të moshës 20-40 vjeçare.

Për këtë hov të rinjve nga Ballkani, sidomos të shqiptarëve nuk duhet lënë faji vetëm atyre, por edhe vendeve ku jetojnë, sepse papunësia e madhe, varfëria ne Kosovë e Shqipëri nuk është çudi se fut kokën e të rinjve në gërshërë. “Kam 6 fëmijë, kam luftuar në Kosovë, shteti nuk me ka sigurua punë as kurrfarë të ardhura. Unë kam vendosur të shkoj në Siri të luftoj pak për Zot, pak për lekë”, thotë një nga vullnetarët që u drejtohet fronteve të Sirisë për mediet perëndimore. Por, mund t’i shtrohet pyetja se pë ciluin Zot e ka fjalën, pasi në atë luftë vriten vetëm myslimanët mes vete.

Lista me emrat e 40 shqiptarëve të vrarë në frontet e luftës në Siri dhe Irak:

Nga Kosova 21

Muhamet Koprova (22) nga Mitrovica, Atdhe Deva nga Peja, Pajtim Ulluri (22) nga Lipljani, Naman Demolli nga Prishtina, F. S. nga Prishtina, Valon Musliu nga fshati Tushille (Skenderajt) H. Dema nga Kaçaniku, Musë Ahmeti, Hetem Sinan Dema dhe Qani Mujaku nga Kaçaniku. Po ashtu në muajin prill të këtij viti është raportuar se janë vrarë dy shqiptarë nga Feriza. Viktima e fundit në Siri ishte dje e kosovarit (Luksemburgu) Ebu Sofjani, Ebu Samiri nga Mitrovica, Ebu Ubajde, Ebu Jusufi-Zeqir Qorraj, Abdurrahman, Liridon Sadiku, Ebu Sara – Sinan Muji.

Nga Shqipëria 8

Halit Maliqaj (31) nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani nga Shqipëria, Edu Samed (40) nga Porgradeci, Bledar Hamza (27) nga Pogradeci, Diamant Rasha nga Tirana, N.N nga Librazhdi (24 ), Siri Sherif Tarshani (35) vjeç nga Mollasi i Elbasanit.

Nga Maqedonia 10

Shqiptari i parë që u vra nga Maqedonia ishte i riu nga Gostivari Rasim Zeqiri, Alim Osmani (22) nga Shkup, Egzon Avdyli, Nimetullah Imeri (38), Hoxhë Sami Abdullahu nga Shkupi, Rasim Zeqiri nga Gostivari, Nimetulla Imerin, 38 vjeç nga fshati Gërçec (Shkup) Rasim S. nga Bellovishta (Gostivar), Xhelali (34) nga Shkupi, Vritet një shqiptare (28) nga një fshat i Strugës, me shtetësi austriake.

Lugina e Preshevës 1

Muaz Ahmeti (23) nga Tërnoci (Bujanoc)