Pak orë para skadimit të paktit me SHBA, Erdogan takim kokë më kokë me Putin

Presidenti Putin, tha se niveli i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në rajon.

Bota

22/10/2019 15:01

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan takimin e tij me presidentin e Rusisë Vladimir Putin, e vlerësoi se “Do të ofroj një mundësi që paqja të trajtohet shumë më fuqishëm”, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi kokë me kokë mes presidentit turk Erdoğan dhe homologut të tij rus Putin, filloi në Rezidencën e Presidencës së Rusisë.

Erdogan, në fjalimin e tij në pjesën e hapur të takimit për media duke falënderuar Putinin shprehu bindjen se ftesa do të ofrojë përfitime gjatë këtyre ditëve kritike në rajon.

“Edhe para këtij procesi kishim takime shumë të dobishme poashtu në lidhje me këtë temë. Natyrisht, me këtë rast do të kemi mundësinë të trajtojmë edhe marrëdhëniet bilaterale. Me këtë rast do të ofroj një mundësi që paqja të trajtohet shumë më fuqishëm. Mendoj se ky takimi ynë do të ofrojë mundësi serioze për operacionin ‘Burimi i Paqes’.”, tha presidenti turk.

– “Niveli i marrëdhënieve Turqi-Rusi do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve”

Presidenti Putin, tha se niveli i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve në rajon.

Duke theksuar se situata në Siri është e vështirë, presidenti Putin tha se “Jam i vetëdijshëm që ka shumë dinamika të ndryshme lidhur me situatën në rajon. Besoj që ky takim dhe këto këshillime do të jenë shumë të frytshme”.

“Besoj që niveli i arritur vitet e fundit në marrëdhëniet tona do të ndihmojë në zgjidhjen e të gjitha problemeve aktuale në rajonin tonë. Do të ndihmojë që të gjejmë përgjigjet e pyetjeve të të gjitha problemeve në rajon në përputhje me interesat e Turqisë, Rusisë dhe të gjitha vendeve të tjera që ndodhen në rajon”, tha Putin duke përmendur marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Turqisë.

Erdoğan në takim shoqërohet nga ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, zëdhënësi i presidencës, Ibrahim Kalın dhe kreu i inteligjencës turk (MIT) Hakan Fidan.