Pak kohë para lindjes, Katy Perry shfaqet me barkun e rrumbullakosur
Katy Perry është në pritje të fëmijës së saj të parë.

ShowBiz
Katy Perry dhe i fejuari i saj Orlando Bloom, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Pandemia ka bërë që shumica e kolegjeve të mos festojnë diplomimin e tyre, kështu që Katy iu bashkëngjit Lady Gagas dhe Barack Obamas në shpërndarjen e mesazheve frymëzuese.
Ajo performoi këngën e saj të fundit “Daisy”, por ishte paraqitja fizike ajo që fansat komentuan në rrjete sociale.
“Shpresoj që në mesin e këtyre gjërave që janë duke ndodhur, ndajeni një moment dhe festoni diplomimin. Ju jeni e ardhmja, dhe e di që ju do të përdorni gjithçka që keni mësuar për ta bërë botën një vend më të mirë”, ka shkruar ndër të tjera 35-vjeçarja pranë postimit në Instagram ku tregon barkun e rrumbullakosur./Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CBJJ4rvHeNF/