Pak javë pas ndarjes nga Liam, Cheryl në lidhje të re?

Pasi u nda nga Liam Payne, qarkullojnë thashetheme se Cheryl është në lidhje me një njeri ‘misterioz’.

ShowBiz

30/07/2018 23:59

35 vjeçarja thuhet se nuk i ndal mesazhet me atë person, por bukuroshja ka përgenjështruar thashethemet se është në lidhje me dikë pas ndarjes nga këngëtari, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ajo thuhej se në “WhatsApp” po ndante mesazhe të pafundme me një të dashur të ri, por përmes një përfaqësuesi të saj tha këto janë pretendime qesharake.

“Now magazine” kishte raportuar se është dikush nga shoubizi personi me të cilin po takohej Cheryl.

Thuhej se personi ‘misterioz’ me të cilin po takohej ishi i Liam Payne ishte vëllai i Kimberley Walsh, Adami. /Lajmi.net/