Pak javë para ndeshjes me Barcelonën, Bayernit i rikthehen dy yjet në stërvitje

Bayern Munich ka mirëpritur në stërvitje dy nga yjet para ndeshjes finale në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Sport

25/11/2021 19:00

Pavarësisht që është dy javë larg, për Barcelonën do jetë ‘jetike’ përballja me klubin gjerman, transmeton lajmi.net.

“Bavarezët” edhe pse kanë me COVID-19 dyshen Joshua Kimmich dhe Eric Maxim Chuopo-Moting, që me shumë gjasa do mungojnë, kanë marrë disa lajme të lira.

Dyshja Niklas Sule dhe Josip Stanisic janë rikthyer në stërvitje të plotë dhe do kenë kohë të gjejnë formën para ndeshjes me Barcelonën.

Barcelona duhet me patjetër të arkëtoi pikët e plota që të siguroi kualifikimin, përndryshe duhet të luten që Benfica të dështoi të mposht Dynamo Kievin./Lajmi.net/