Pak gola në pjesën e parë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të para të fazës së grupit në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/09/2019 21:56

Kësisoj, në 45 minutat e para janë shënuar vetëm shtatë gola, por vetëm në dy ndeshje.

Salzburg është duke mposhtur bindshëm Genkun me rezultat 5-1, ndërsa Ajax është në avantazh minimal ndaj Lilles.

Ndërkohë, ndeshjet Benfica – Leipzig, Chelsea – Valencia, Napoli – Liverpool dhe Borussia Dortmund – Barcelona kanë përfunduar me rezultat të barabartë pa gola. /Lajmi.net/