Pak ditë pas dasmës, Britney Spears blen shtëpi që kushtoi 11.8 milionë dollarë

Pak ditë pas dasmës së saj, Britney Spears ka blerë një shtëpi të re për të jetuar me bashkëshortin e saj, Sam Asghari.

ShowBiz

14/06/2022 22:29

TMZ raporton se Britney bleu një rezidencë në Calabasas, Kaliforni për 11.8 milionë dollarë dhe është në të njëjtën lagje ku jeton ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline me dy djemtë e tyre.

Shtëpia përmban 11,649 metra katror hapësirë ndenjeje me gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banja dhe ka shumë pajisje të shkëlqyera.