Pajtim Special

Jose Mourinho ka bërë të ditur se ka rikthyer kontaktet me Andre Villas-Boasin duke e përkrahur ish kolegun e tij pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur. Çifti mezi ka biseduar në vjetët e fundit pas përçarjeve në raportin që dikur ishte i ngushtë – Villas Boas kishte punuar me Mourinhon në Porto, Chelsea dhe Inter –…

Sport

22/12/2013 19:47

Jose Mourinho ka bërë të ditur se ka rikthyer kontaktet me Andre Villas-Boasin duke e përkrahur ish kolegun e tij pas shkarkimit nga Tottenham Hotspur.

Çifti mezi ka biseduar në vjetët e fundit pas përçarjeve në raportin që dikur ishte i ngushtë – Villas Boas kishte punuar me Mourinhon në Porto, Chelsea dhe Inter – para se të fillonte karrierën si trajner.

Por, Mourinho ka njoftuar se ka kontaktuar me Villas-Boasin në përpjekje ta përkrahë atë pas shkarkimit nga ‘White Hart Lane’ të hënën e shkuar.

“Kam biseduar me Andren, në gjashtë muajt e fundit, tri herë”, deklaroi menaxheri i Chelseas.

“Një herë në takimin e menaxherëve në fillim të sezonit, pastaj kur luajtëm kundër tyre më 28 shtator dhe së fundmi disa ditë më parë. Nuk kemi biseduar për rastin e tij. I kam thënë se bora nuk merr fund, shiko përpara. E nesërmja është një ditë e re dhe një detyre e re do të vjen. Dhe, Urime Krishtlindjet”, shtoi ai.