“Pajisjet” e kontraktuara nga Ministria e Aliut që e shkrijnë borën diku për 2 cent e diku për 3 euro

Rrugët rajonale dhe nacionale janë nën menaxhimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës -MMPHI. Rrjedhimisht kjo ministri është edhe përgjegjëse për pastrimin e rrugëve nga bora.

Lajme

13/01/2022 18:30

Më 7 janar, bora mbuloi rrugët në Kosovë. Sikurse komunat, edhe MMPHI mobilizoi kompanitë e kontraktuara që të dalin në teren për të liruar rrugët. Madje, pas shumë përpjekjeve, po atë ditë, ministria lidhi kontratën e fundit për një pjesë të Mitrovicës, që kishte të bënte me tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021/ 2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.

Ky tender është i ndarë në 14 lot, rrjedhimisht ka kontrata që janë lidhur. Për secilin regjion nga dy, shkruan lajmi.net.

Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI po hedhin rërë në rrugët e Gjilanit që ato të jenë të pa rrëshqitshme. Sikurse për çdo regjion dhe për Gjilanin janë të nënshkruara dy kontrata. Kontraktorët e njërës kontratë po hedhin rërë për 2 cent m3, ndërsa kontraktorët e kontratës tjetër po hedhin rërë për 3 euro m3, shkruan lajmi.net. Dallimi në totalin e shumës është shumë i madh.

Dallime të çmimit ka edhe në shumë pjesë tjera, prej 1 cent e deri në 3 euro m3.

E gjithë kjo ka ardhur, pasi kompanitë kanë vendosur çmime të ndryshme nëpër arktikujt e propozuar nga Ministria në paramasën e tenderit për mirëmbajtjen e rrugëve. Diku janë vendosur çmime shumë të ulëta e diku shumë të lartë. Në fund është mbledhur shuma për secilin artikull dhe fitues ka dalë kompania e përgjegjshme më çmimin më të lirë. Gjatë zbatimit të kontratës porositë bëhen varësisht prej nevojave që dalin në terren, gjatë verës apo gjatë dimrit.

Janë mbi 60 pozicione që kanë të bëjnë më mirëmbajtjen, si: “largimi i mbeturinave dhe mbetjeve të forta nga rruga”, “pastrimi i lëshesave”, “asfaltimi i dëmeve me asfalt-beton”, “riparimi i skajeve”, “shenjëzimi, punimi i kanalizimeve nga tubat rrethor”, etj. Lajmi.net ka nxjerrë vetëm shumat që kanë të bëjnë për furnizimin dhe shpërndarjen e kripës dhe rërës.

Kontrata për Gjilani – 1 është lidhur më kompanitë “El -Bau” & “Eing Com”. Çmimi i përgjithshëm është 683, 116, 92 euro, dhe në këtë kontratë bijen 170.99 kilometra rrugë.

Tek pozicioni “Furnizim me kripë” është kërkuar sasia prej 1, 122, 122. 00 kg kripë. Kompanitë kanë ofertuar me çmimin për njësi, ose për furnizim me 1 kg kripë prej 0. 08 cent. Totali 89, 769. 75 euro.

Ndërsa tek, pozicioni “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten): sasia 1, 121, 122. 00 kg. Çmimi i njësisë vendosur nga kompania është 0.04 cent euro. Totali 44, 884. 88 euro.

Dallimi në mes pozicionit të parë dhe të dytë, siç ka mësuar lajmi.net është se, tek “furnizim me krip”, kompanitë në këtë rast bëjnë transportin e kripës, kryesisht nga Shqipëria në një depo të mbuluar. Çmimi i tregut në këtë rast është 5 deri 7 cent për 1 kg.

Tek pozicioni “Furnizim me rërë”, ku është kërkuar sasia 561.00 m3. Çmimi për njësi i kontraktuar nga kompanitë El -Bau” & “Eing Com” për, kontratën Gjilani- 1 ka qenë 7 euro. Vlera totale 3, 927. 00 euro.

Ndërsa për pozicionin “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)” është kërkuar sasia 561. 00 m3. Çmimi për njësi  ka qenë 3, 00 euro. Totali 1, 683. 00 euro.

Çmime komplet tjera po paguan ministria për rrugët në një pjesë tjetër të Gjilanit. Kontrata për  Gjilani -lot 2 është lidhur më  “Jaha Company” shpk & “Toifor” shpk.  Çmimi  i përgjithshëm i kontratës është 596, 979, 64 euro, dhe janë 161. 76 km rrugë.

Për artikullin “Furnizim me kripë” është kërkuar sasia 1 061 550, 00 kg. Çmimi për një kg është ofruar për 0, 07 cent. Totali 74, 308, 50 euro.

Për artikullin “Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)” është kërkuar sasia 1 061 550.00  kg. Çmimi i njësisë është 0.01 euro. Totali 10 615.50 euro.

“Furnizim me rërë” për  530, 00 m3. Çmimi për njësi i ofruar nga kompanitë është 8 euro. Totali 4250, 00.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 530, 00 m3. Çmimi për njësi 0, 02 cent. Totali 7, 95 euro.

Më poshtë mund të shihni edhe kontratat tjera që kanë të bëjnë vetëm për këto katër artikuj:

Kontrata për Prishtina -lot 1 është lidhur me “Bujar Shanai BI” & “Adnan Bislimi BI” & “DashNIM Jashari BI” & “Varna” SHPK”. Çmimi total i kontratës është 1, 074, 695. 52 euro.

Pozicioni “Furnizim me kripë”: Sasia 2. 254. 271, 00 kg. Çmimi për njësi 0, 05 cent. Totali 135, 256, 26 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 2, 254 271.00  kg. Çmimi i njësisë 0.012 euro. Totali 27. 051, 25 euro.

“Furnizim me rërë”: 1. 127, 00 m3. Çmimi për njësi 6.00 euro. Totali 6, 762, 00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 1. 127, 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 1, 127, 00 euro.

Janë 230.36 km rrugë.

Për Prishtina -2 është lidhur kontratë me kompaninë “Arbotec”. Çmimi i total 689, 323. 30 euro.

“Furnizim me kripë”: Sasia 1. 247. 531. 00. Çmimi 0.070 cent. Totali 87, 327. 17 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 1, 247, 531.00  kg. Çmimi i njësisë 0.02 euro. Totali 24, 950.62 euro.

“Furnizim me rërë”: 624.00 m3. Çmimi për njësi 7.00 euro. Totali 4, 368. 00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 624, 00 m3. Çmimi për njësi 2.00 euro. Totali 1, 248.00 euro.

Janë 190.01 km rrugë

Për Prizreni- 1 është lidhur kontratë me “Famis Co-HC” SHA, me çmim të përgjithshëm 593, 741.44 euro.

“Furnizim me kripë: Sasia 970, 069.00 kg. Çmimi për njësi 0.08. Totali 77, 605.52 euro.

Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 970, 069.00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 euro. Totali 9, 700.69 euro.

“Furnizim me rërë”: 485.00 m3. Çmimi i njësisë 6.00 euro. Vlera totale 2, 910.00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 485. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 485.00 euro.

Janë 147.82 km rrugë.

Për Prizreni -2 është lidhur kontratë me “2A Group” & “ABC”. Çmimi: 744, 744. 78 euro.

“Furnizim me kripë”: sasia 1, 170, 887.00 kg. Çmimi për njësi 0. 09 cent. Vlera 105, 379, 29 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 1, 170, 881.00 kg. Çmimi për njësi 0. 02 cent. Vlera 23, 417.62 euro.

“Furnizim me rërë”: Sasia 585.00 m3. Çmimi i njësisë për m3, 10 euro. Totali 5, 850.00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet”). Sasia 585.00 m3. Çmimi për njësi 0.90 cent. Totali 526.50 euro.

Janë 178.42 km rrugë.

Për kontratën Mitrovica-1 është lidhur kontratë të premten e kaluar, me kompanitë “Shkembi” shpk & “Alko Impex -General Construction” shpk. Çmimi total është 809, 085, 29 euro.

“Furnizim me krip”: 1, 468, 524. 00 kg. Çmimi për njësi 0, 04 cent. Totali 58, 740. 96 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 1, 468, 524. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.010 cent euro. Totali 14, 685. 24 euro.

“Furnizim me rërë”: Sasia 734. 00 m3. Çmimi për njësi 8.00 euro. Totali 5, 872. 00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 731. 00 m3. Çmimi për njësi 0. 05 cent Totali 36. 70. Euro.

Janë 177.25 km rrugë.

Për Mitrovica -2 është lidhur kontratë me kompanitë  “B Corp” & “Europa Partners” & “RAD DOO” Çmimi total është 574, 015, 09 euro, por më pas ministria kishte njoftuar se e kishte larguar nga konzerciumi kompaninë “RAD”, pronari i të cilës ishte futur në listën e zezë nga SHBA-të.

“Furnizim me kripë”. Sasia 883, 903.00 kg. Çmimi për njësi 0.05 euro. Vlera 44, 195, 15 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 883, 903, 00 kg. Çmimi për njësi 0.02 cent. Totali 17, 678, 06 euro.

“Furnizim me rërë”. Sasia 442.00 kg. Çmimi për njësi 4.00 euro. Totali 1, 768.00 euro

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 442.00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 442.00 euro.

Janë 134.09 km rrugë.

Për kontratën Ferizaj -Lot 1 është lidhur kontratë me “Sallahu” & “Salillari” . Çmimi: 449, 960. 43 euro.

“Furnizim me kripë”: Sasia 905, 888. 00 kg. Çmimi për njësi 0, 04 euro. Totali 36, 235. 52 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 905, 888. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 cent euro. Totali 9, 058. 88 euro.

“Furnizim me rërë”: Sasia 453. 00 m3. Çmimi për njësi 5 euro. Totali 2, 265. 00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 555.00 m3. Çmimi për njësi 3 euro. Totali 2, 265, 00 euro.

Janë 138.04 km rrugë.

Për Ferizaj-2 është lidhur kontratë me  “Damastion Project”.  Çmimi: 398. 668, 04 euro.

“Furnizim me kripë”. Sasia 756, 131. 00 kg. Çmimi për njësi 0. 06 euro. Totali 45, 367. 86 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 756, 131. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 euro. Totali 7, 561, 31 euro.

“Furnizim me rërë”: 378.00 m3. Çmimi për njësi 10 euro. Totali 3, 780.00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 378. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 378.00 euro.

Janë 115.22 km rrugë.

Për Peja -lot 1 është lidhur kontratë me kompaninë  “Lika Trade”. Çmimi: 786, 145. 50 euro.

“Furnizim me kripë”: Sasia 1, 354, 802. 00 kg. Çmimi i njësisë 0. 04 cent. Vlera 54, 192. 08 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 1, 351, 802. 00  kg. Çmimi i njësisë 0.01 cent euro. Totali 13, 548, 02 euro.

“Furnizim me rërë: 677. 00 m3”. Çmimi për njësi 10. 00 euro. Totali 6, 770.00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 677. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 677, 00 euro.

Janë 167. 46 km

Për Peja – 2 është lidhur kontratë me “Graniti”. Çmimi: 674, 687. 30 euro.

“Furnizim me kripë”: 1, 330, 350. 00 kg. Çmimi i njësisë 0. 07. Totali 93, 124.50 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 1, 330,350,00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 euro. Totali 13, 303.50 euro.

“Furnizim me rërë”: 665 m3. Çmimi i njësisë 4, 655.00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 665. 00 m3. Çmimi për njësi 1 euro. Totali 665.00 euro.

Janë 202. 72 km rrugë

Për Gjakova-1 është lidhur kontratë me “Papenburg& Ardiani” & “Fidaije Bytyqi” & “ Marsi”.Çmimi: 540, 096. 17 euro.

“Furnizim me kripë”: Sasia 966, 722, 00 kg. Çmimi për njësi 0, 04. Vlera totale 38, 668. 88 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)”: sasia 966, 722. 00 kg. Çmimi i njësisë 0.02 cent. Totali 19, 334.44 euro.

“Furnizim me rërë”: Sasia  483.00 m3. Çmimi për njësi 5.00 euro. Totali 2, 415. 00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 483. 00 m3. Çmimi për njësi 1.80 euro. Totali 1, 869.40 euro.

Janë 147. 31 km rrugë

Për Gjakova- Lot 2 është lidhur kontratë me “RSM Company”.  Çmimi: 540, 466. 90 euro.

“Furnizim me kripë”: Sasia  859, 228. 00. Çmimi për njësi 0.07 centë. Totali 60. 145. 96 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugët e kripës ( në këtë pozicion përfshihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojiten)’: sasia 859, 228 00 kg. Çmimi i njësisë 0.01 cent euro. Totali 13, 548, 02 euro.

“Furnizim me rërë”: 430.00 m3. Çmimi për njësi 9. 00 euro. Totali 3, 870.00 euro.

“Ngarkimi, transportimi dhe shpërndarja nëpër rrugë e rërës ( në këtë pozicion parashihen të gjitha shpenzimet e makinerisë dhe stafit që nevojitet)”. Sasia 430 m3. Çmimi për njësi 2 euro. Totali 860, 00 euro.

Janë 130. 93 km rrugë.

Për pastrimin e rrugëve me borë, një pozicion i veçantë është edhe angazhimi mjeteve motorike, të cilat paguhen për ore, të cilat po ashtu kanë çmime shumë të ndryshme. /Lajmi.net/