Pajaziti: Seanca për Deharin, më herët s’ka pas informacione të mjaftueshme
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se propozimi që nesër të mbahet një seancë për vdekjen e Astrit Deharit, është për shkak se më herët nuk ka pasur informacione të mjaftueshme.

Lajme
Ai u ka thënë gazetarëve se një grup deputetësh të LDK-së dhe PDK-së, me nënshkrime kërkuan të ketë një seancë të jashtëzakonshme për t’u debatuar rasti Dehari.
Më herët nuk ka pasur informacione të mjaftueshme, ka pasur edhe abuzime publike me rastin Dehari dhe kërkojmë një debat normal dhe po ashtu institucionet e drejtësisë të kenë mundësi të marrin informacione shtesë. S’kemi dyshim në organet e drejtësisë, po presim të kthehet përfaqësuesi i Vetëvendosjes, pasi doli para kohe nga mbledhja dhe nuk arritëm të dakordohemi”, tha ai.
Pajaziti tha se i kanë 40 nënshkrime, ku pjesa dërmuese janë deputet të PDK-së.