Pagat e disa minatorëve të Trepçës “peng” i shitjes së koncentratit
Minatorët e Trepçës po ankohen se paga i ka dalë jo e plotë, duke akuzuar udhëheqësit se po i dënojnë për shkak të protestave në të cilat morën pjesë gjatë muajit të kaluar për shkak të po pagës. Njëri prej minatorëve, i cili zgjodhi të mbetet anonim, deklaroi se punëtorët tjerë të kësaj ndërmarrjeje, gjegjësisht…

Lajme
Minatorët e Trepçës po ankohen se paga i ka dalë jo e plotë, duke akuzuar udhëheqësit se po i dënojnë për shkak të protestave në të cilat morën pjesë gjatë muajit të kaluar për shkak të po pagës.
Njëri prej minatorëve, i cili zgjodhi të mbetet anonim, deklaroi se punëtorët tjerë të kësaj ndërmarrjeje, gjegjësisht “ata që punojnë në sipërfaqe” i kanë marrë pagat në plotni.
Sipas tij, vetëm punëtorët e minierës po dënohen më dënim me pagë.
Drejtori i minierës në flotacion në Stantërg, Shyqiri Sadiku,tha se pagën e plotë e kanë marrë vetëm stafi që punojnë në kujdestari, nga mjetet e ndara nga qeveria, ndërsa për pjesën tjetër do të ekzekutohet sapo të krijohen të hyrat nga shitja e koncentratit.
“Më së largu deri në javën e ardhshme do të dalin rrogat. Ne e kemi lajmëruar operatorin që të vijë ta merr koncentratin, i kemi treguar që e kemi stokun e gatshëm dhe pritet vetëm konfirmimi i tyre dhe mjetet do të dalin, e pastaj e bëjmë ekzekutimin edhe të pjesës së mbetur të pagës”, u shpreh Sadiku.
Gjatë muajve të fundit, minatorët e kësaj ndërmarrjeje kanë shprehur shpesh pakënaqësi për vonesa në paga. Madje gjatë muajit qershor ishin zotuar se përderisa nuk i merrnin paratë që u takojnë, nuk do ta nisnin punën, shkruan klankosova.
Udhëheqësit e saj arsyetoheshin për mungesë buxheti, ndërkaq qeveria pati dal me një komunikatë duke u bërë thirrje që ndërmarrja të punonte në drejtimin që të gjeneronte më shumë të hyra vetanake.
Me pas, me datë 14 gusht, Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i ndante Trepçës 4 milionë euro në mënyrë që të tejkalohej kriza, me kryeministrin Kurti që deklaroi se mbështetja bëhej për shkak se ndërmarrja nuk kishte arritur të siguronte pagat nga xehja e nxjerrë.