Paditet Ariana Grande

Ariana Grande është paditur për shkelje të të drejtave të autorit me këngën "7 Rings".

ShowBiz

17/01/2020 22:49

Ariana Grande dhe shtatë bashkautorë po akuzohen për plagjiaturë të hitit të saj të nominuar nga Grammy “7 Rings”, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Kënga thuhet se është plagjiaturë nga Josh Stone, i cili e shkroi, incizoi dhe botoi këngën origjinale, gati identike “You need It, I Got It”, afërsisht dy vjet më parë.

Ai ka ngritur padi ndaj këngëtares të premten në një gjykatë në qarkun jugor në Nju Jork.

Stone padit Granden dhe shtatë bashkëautorët e tjerë së bashku me disa kompani botuese të përfshira në këngë, përfshirë këtu “Universal Music Group”.

Këngëtarja është nominuar për pesë çmime Grammys (ceremoni që mbahet më 26 janar), përfshirë kategorinë videoja e vitit për “7 Rings”.

Stone është hip-hop artist, i cili njihet me emrin skenik “DOT”.

Sipas padisë, me një analizë krahasuse të vargjeve, strukturës ritmike, vendosjes metrike dhe kontekstit narrativ, nga ekspertët e muzikologjisë ose dëgjuesit demonstrohet qartë dhe bindshëm dhe “7 Rings” u kopju nga “I got It”. /Lajmi.net/