Padia e Qeverisë ndaj Serbisë për gjenocid, ekspertët juridikë skeptikë
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, i ka shprehur preokupimet e tij lidhur me çështjen e padisë së Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid. “Kjo është çështje shumë komplekse, shumë serioze. Lidhur me këtë, t’ju them, ne në Kosovë më shumë flasim duke filluar prej pushtetarëve tanë, mandej mediave e të tjera, por ndryshe…

Lajme
Profesori i së Drejtës Penale Ndërkombëtare, Ismet Salihu, i ka shprehur preokupimet e tij lidhur me çështjen e padisë së Kosovës ndaj Serbisë për gjenocid.
“Kjo është çështje shumë komplekse, shumë serioze. Lidhur me këtë, t’ju them, ne në Kosovë më shumë flasim duke filluar prej pushtetarëve tanë, mandej mediave e të tjera, por ndryshe punë sistematike, punë profesionale. Punë çfarë duhet të bëhet për fillimin dhe procedimin e krimeve të gjenocidit. Deri më tani mjerisht në Kosovë nuk është punu”, ka thënë Salihu në Klan Kosova.
“Së pari, kjo punë nuk është dashur të transferohet, ose të vihet në zyrën e kryeministrit. Kjo punë duhet të bëhet në mënyrë objektive, profesionale, autonome dhe sistematike”, ka thënë Salihu.
Ndërsa, avokati Hamdi Podvorica deklaroi se Kosova duhet të përgatitet në mënyrë të gjithanshme që një ditë kur t’i plotësojë të gjitha kushtet ta parashtrojë padinë e saj pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale për akuzimin e Serbisë për kryerjen e gjenocidit në Kosovë.