Pacquiao: Mayweather nuk e meritoi fitoren

Bokseri Filipinas, Manny Pacquiao ka mbetur shumë i irrituar me mënyrën sesi e fitoi duelin e mëngjesit të sotëm Floyd Mayweather, duke thënë se kjo fitore nuk ishte e merituar.

Sport

03/05/2015 09:37

Pacquiao ka thënë se Mayweather nuk e meritoi fare fitoren në duelin e mëngjesit të sotëm.

Ai tha se amerikani vetëm është mbrojtur dhe nuk ka bërë asgjë tjetër.

“Mayweather nuk e meritoi fitoren. Ai nuk ka bërë asgjë përgjatë tërë ndeshjes, pasi vetëm mbrohej dhe lëvizte nëpër ring”, tha Pacquiao pas ndeshjes.