Pacquiao do të garojë për president të Filipineve

Bokxeri filipinas, Manny Pacquiao, ka thënë që do të garojë për president të Filipineve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Bota

19/09/2021 17:09

Ai ishte i nominuar si kandidat nga një faksion i partisë në pushtet, PDP-Laban.

42 vjeçari i cili llogaritet si një ndër boksierët më të mirë të të gjitha kohërave, nuk është i huaj në politikë pasi vetëm se është senator në parlamentin e Filipineve.

Presidenti aktual, Rodrigo Duterte, nuk do të mund të garojë edhe për një mandat, mirëpo është përzgjedhur nga një faksion rival i partisë për të garuar për zëvendëspresident.