Pacollit i ngelet hatri me Agim Bahtirin: E shfrytëzoi AKR-në

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot ka bërë koalicion me Nismën Socialdemokrate.

Lajme

23/08/2019 23:16

Por në të njëjtën kohë, nga partia e tij është larguar kryetar i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri.

Pacolli ka thënë se Bahtiri e ka shfrytëzuar AKR-në, derisa ka shtuar se Mitrovica edhe pas largimit të Bahtirit, do të mbetet bastion i partisë së tij.

Ai në Rtv Dukagjini ka treguar edhe dëshirën e kahmotshme të Agim Bahtirit për t’iu bashkuar Vetëvendosjes, por thotë se së fundi nuk i ka treguar se do të largohet nga partia.