Pacolli thirrje Qeverisë: Nga 1 nëntori edhe serbët të bartin targat në territorin e Kosovës

Rrahim Pacolli, udhëheqës i delegacionit kosovar në bisedimet Kosovë-Serbi në fushën e sigurimeve thotë  se i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian  që të ndërmerr masa ndaj palës serbe për moszbatim të plotë të marrëveshjes për lëvizje të lirë.

Lajme

30/10/2015 16:59

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se i është drejtuar Qeverisë së Kosovës se që nga 1 Nëntori 2015 të fillojë zbatimin e marrëveshjes ashtu siç po aplikohet nga pala serbe, raporton lajmi.net.

Sepse siç thotë ai ankesat nga ana e qytetarëve çdo ditë e më shumë po rriten lidhur me vështirësitë në të cilat po hasin./lajmi.net

Lexoni postimin e plotë:

Kanë kaluar disa muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes për njohje reciproke të policave të sigurimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga fillimi i zbatimit të saj dhe afro dy muaj nga kërkesa ime për ngrirje të kësaj marrëveshje ose zbatimit të saj në mënyrën e njejtë siç po zbatohet nga pala serbe.
Poashtu, i kam bërë thirrje BE-së që të ndërmerr masa ndaj palës serbë për moszbatim të plotë të marrëveshjes dhe pengim të lëvizjes së lirë.
Në qoftë se kjo thirrje vazhdon të mos merret parasyshë, i drejtohem Qeverisë së Kosovës me kërkesën që nga 1 Nëntor 2015 të fillojë zbatimin e marrëveshjes ashtu siç po aplikohet nga pala serbe, që nënkupton detyrimin e qytetarëve serb që të bartin targa provuese dhe aplikimin e tarifave shtesë për to, në rastet kur ata hyjnë në territorin e Kosovës.
Ankesat nga ana e qytetarëve tanë çdo ditë e më shumë po rriten lidhur me vështirësitë në të cilat po hasin, andaj duhet të bëjmë zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.