Pacolli sqarohet lidhur me deklaratën për sulm terrorist, thotë se u keqinterpretua

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me frikën nga një sulm terrorist që do të mund t’i bëhej kur të aterojë në Prishtinë.

Lajme

29/05/2020 20:24

Ai ka thënë se deklarata e tij është ndryshuar pak.

“Deklarata ime origjinale është kjo: Unë herën e parë kam pasur frikë të ateroj në Prishtinë nga institucionet e mia. Kjo ka qenë deklarata ekzakte”, ka thënë ai.

Tutje Pacolli ka folur edhe për kërcënimet me arrestim të mundshëm në rast se nuk iu përmbahet rregullave për karantinim nga Qeveria e Kosovës.

“Ju jeni dëshmitarë të asaj situate se si filluan të vijnë kërcënime prej përfaqësuesve qeveritar, udhëheqësve të institucioneve, prej ministrit të Punëve të Brendshme deri tek kryeministri”, ka thënë Pacolli për Reporterin.

Pacolli ka thënë se nuk ka mundur të lajmërohet tek Sveçla sepse ka qëndruar jashtë vendit.