Pacolli reagon sërish: Do të qëndroj afër familjes së Liridona Ademaj

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas rivarrimit të Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ndonëse nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit, thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë afër familjes së Liridonës pas kthimit në…

Lajme

04/12/2023 23:10

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas rivarrimit të Liridona Ademajt, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ndonëse nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit, thekson se do të vazhdojë t’i qëndrojë afër familjes së Liridonës pas kthimit në vend.

“Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjes sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot. Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e largët, familjaret e bashkëpunëtorët e mi vazhdojnë te qëndrojnë afër familjes se Liridonës dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua)”, shkroi Pacolli.

“Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen”, shtoi ai.