Pacolli-Rama, ashtu siç nuk i keni parë asnjëherë (Foto)

Shumë fotografi janë shpërndarë nga ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës të dielën e 4 shtatorit janë shpërndarë në rrjete të ndryshme sociale.

Lajme

05/09/2016 19:45

Mangët në këtë drejtim nuk kanë mbetur as liderët politikë të Kosovës e Shqipërisë.

Presidentët e kryeministrat e të dy vendeve nuk kanë nguruar të publikojnë foto gati nga secila lëvizje që kanë bërë, raporton lajmi.net.

Të shoqëruar nga zyrtarët e ndryshëm ata kanë shprehur me fotografi gëzimin për shenjtërimin e Terezës, raporton lajmi.net.

Por nga të gjitha fotot e publikuara, bie në sy një e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në llogarinë e tij në facebook, në mesin e shumë fotografive nga ajo ceremoni dhe takimet që ka pasur në Vatikan, zyrtare e private, ka publikuar edhe një me ish Presidentin Behgjet Pacolli.

Dashuria që ata kanë me njeri tjetrin është ngrirë edhe në këtë foto të shkrepur.

Aktualisht Pacolli është vetëm kryetar i AKR-së, por ai mbetet biznesmeni më i pasur shqiptar./lajmi.net

14212150_10153989322156523_7748519980358948483_n 14222285_10153989321236523_5027570490684086322_n 14237501_10153989321041523_7489620235552912411_n 14264225_10153989321211523_2754062547424508801_n 14192108_10153989320496523_5371428144264620005_n