Pacolli publikon një foto ku LDK mbante takime në odën e tij në vitet e 90-ta

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli ka publikuar një foto të vitit 1990 në odën e tij, ku aty mbante takime të rregullta edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajme

10/02/2018 19:24

Ai thotë se oda e tij në vitet e 90-ta ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane.

Pacolli me anë të një postimi në facebook ka thënë babai i tij ishte fanatik i Ibrahim Rugovës.

“Dëshiroj të ndajë me ju diçka që nuk është publikuar më parë. Në vitin 1990, oda ime ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane. Përveç pajtimit të gjaqeve, aty u mbanin edhe takimet e rregullta të LDK-së, në atë kohë. Babai im i ndjerë ishte mbështetës fanatik i Ibrahim Rugovës. E kujtoj me mall këtë fotografi”, ka shkruar Pacolli./Lajmi.net/