Pacolli: Perëndia na e pranoftë agjërimin

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Lajme

27/05/2017 11:42

“Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, të besimit myslimanë, nga thellësia zemrës sime, ua uroj një agjërim sa më të lehtë, në muajin e shenjtë të Ramazanit”, ka thënë Pacolli.

“Për mua dhe shumë myslimanë të tjerë, Ramazani është muaji më i bukur, muaj që lehtëson shpirtin, hap zëmrat tona dhe shton mirësinë tonë ndaj të tjerëve”.

“Perëndia na e pranoftë agjërimin”, ka shkruar ai në Facebook.