Pacolli për dëmet që shkaktoi shiu: Ky është vërtetimi më i mirë i kritikave të mia

Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behxhet Pacolli, pas shiut të madh që ra në Prishtinë duke shkaktuar dëme të shumta, e më së shumti në sheshet e Prishtinës, ka kritikuar cilësinë e shëtitoreve, rrugëve hyrëse, mbikalimit në Prishtinë të mbaruar, siç e quan ai, pa cilësi nē kuadër të fushatave zgjedhore.

Lajme

04/08/2015 14:03

Po me këtë rast ai thotë se rrebeshi i djeshëm në Prishtinë ishte i papërballueshëm prej kësaj shëtitoreje dhe mjerisht vërtetimi më i mirë i kritikave që ai i ka bërë.

“Në veçanti kam protestuar për cilësinë e shëtitores Nëna Terezë, i përkryer pa kanalizimet e ujrave të bardha”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.