Pacolli: Pashkët të ringjallin virtytet që shqiptarët i kultivuan me sheku

11:45 | 15 Prill 2017

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka uruar me rastin e festës së Pashkëve.

“Urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Pashkëve bashkatdhetarëve dhe të gjithë atyre të besimit Krishterë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

“Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit; virtyte të cilat shqiptarët i kultivuan ndër shekuj”, ka përfunduar Pacolli./Lajmi.net/