Pacolli niset për SHBA: Do të diskutojë për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është nisur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme

17/07/2019 09:36

Këtë e bëri të ditur Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se do të marrë pjesë në Ministerialin e dytë për liritë fetare me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo.

“Mozaiku i Kosovës si një shtet i ri, multietnik dhe multi-fetar pasqyron një shembull konkret të ndërtimit të konceptit të avancuar të harmonisë nder-fetare të kultivuat me shekuj”.

“Do të mbaj shumë diskutime me zyrtarët amerikan dhe shumë vende të tjera për të shtyer prioritetet diplomatike të Kosovës”, ka thënë Pacolli në Facebook.

Ja postimi i plotë i tij: