Pacolli në mbështetje të kombëtares së Kosovës në Çeki, para ndeshjes takon homologun çek

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli sot para ndeshjes futbollistike që zhvillohet në Plzen, në mes të Çekisë dhe Kosovës, pritet të takoj homologun e tij çek, Tomas Petriqek.

Lajme

14/11/2019 17:39

Në takim pritet të diskutohet për forcimin e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Çekisë.

Kohëve të fundit kanë çarkulluar zëra se Çekia do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës, ndërsa ky takim nënkupton se lajmet janë të pavërteta.