Pacolli: Mitrovica edhe kësaj radhe me AKR-në

Lideri i AKR-së, bashkë me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë marrë pjesë në një aktivitet të partisë, ku me rast kanë aderuar dhjetëra të rinj. 

Lajme

18/05/2014 18:26

Pacolli ka thënë, se sikurse në zgjedhjet e fundit lokale, edhe në ato të 8 qershorit, Mitrovica, ka vendosur që t’i jap besimin e AKR-së. 

“Sot bashkë me kryetarin e Mitrovicës z. Agim Bahtiri mirëpritëm një numër të madh që aderuan në AKR. Mitrovica po vendos që edhe kësaj radhe të rrugëtojë me AKR-në. Ecim përpara!”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.