Pacolli merr pjesë në Forumin Botëror të Crans Montana në Zvicër

9:02 | 27 Qershor 2019

Ministri i Punëve të Jashtme

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron për vizitë zyrtare në Gjenevë.

Sç njofton kumtesa,  Pacolli po merr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku si panelist do të mbajë një fjalim në këtë forum, ku pastaj do të diskutohet për një reflektim global mbi mënyrat e nxitjes së bashkëpunimit ndërkombëtar për të përmbushur më së miri sfidat e Paqes, Zhvillimit dhe Stabilitetit, përcjell lajmi.net.

Në samitin botëror i 30-të me radhe, tashme tradicional i Forumit Crans Montana po marrin pjesë më shumë se 100 burrështetas nga vendet e ndryshme botërore.

Pjesëmarrës tjerë kryesor të panelit do të jenë Philippe Deuste-Blazu, zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, Borut Pohor, president i Sllovenisë, ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si dhe ministra, kryeministra të vendeve të ndryshme nga mbar bota përfshirë edhe autoritetet nga Zvicra dhe SHBA-të si dhe përfaqësues të Organizatave ndërkombëtare nga OKB, BE, OSBE, pastaj biznesmen dhe ekspert botëror të fushave të ndryshme. /Lajmi.net/