Pacolli – kryediplomates norvegjeze: Serbia po provon ta bllokojë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, është takuar me kryediplomaten norvegjeze, Ine Eriksen, me të cilën u dakordua për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajme

25/06/2019 10:03

Gjatë këtij takimi, Pacolli i tha se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i tij:

Në fillim të ditës së sotme, pata nderin të mirëpres kryediplomatën Norvegjeze, Ine Eriksen.

Norvegjia është vend model nga i cili mund të mësojmë shumë për zhvillimin dhe bashkëpunimin ndër-shtetëror. Ky vend ka përkrahur fuqishëm Republikën e Kosovës në të gjitha etapat para dhe pas pavarësisë. Edhe sot, Eriksen shfaqi mirëkuptim total për nevojën e përkrahjes së Kosovës në proces të hapjes së mundësive të reja. Gjatë këtij takimi, znj. Eriksen i shpjegova faktin se Serbia po provon ta bllokojë Kosovën në synimin e saj të integrimit në familjen e shteteve demokratike, evropiane.

U dakorduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe shpreha mirënjohje për përkrahjen e Norvegjisë në procese të afirmimit tonë ndërkombëtar. Jemi të inkurajuar me faktin se kemi miqësi dhe partneritet me vende si Norvegjia. /Lajmi.net/