Pacolli komenton dorëheqjen e Ahmetit, tregon se a mund të ketë zgjedhje të parakohshme në Prishtinë

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka komentuar zhvillimet e fundit brenda udhëheqjes së kësaj komune, pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lajme

11/03/2018 17:35

Pacolli komentoi kërkesën e disa anëtarëve të Vetëvendosjes, dhe partive opozitare në Prishtinë, që Shpend Ahmeti duhet të largohet nga drejtimi i Prishtinës.

Tha një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë, përshkak se sipas Pacollit, në këtë situatë është e pamundur që të arrihet 20% – shi i nevojshëm për rrëzimin e Ahmetit, si e parasheh neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Anipse ai u shpreh se nëse një e tillë do të ndodhë, atëherë duhet të pranohet nga të gjithë.

“Nuk besoj që do të vijmë në situatë që do të prodhohen zgjedhje të reja në Prishtinë. Nuk besoj që do të arrihet ai 20%shi i nevojshëm për shkarkimin e kryetarit të Komunës. Mirëpo, nëse eventualsiht nëse mbrrin deri në Kuvend, ajo është cështje e kryesuesit të Kuvendit, dhe ckado që ndërmirret duhet të zbatohet. Por, ne nuk e kemi një komiditet për zgjedhje qoftë lokale qoftë qendrore, përshkak se po ka shpenzime të madhe buxhetore.Por edhe ndryshimet në politikë, janë minimale, se vec po ndryshoihen partitë, por nuk po ndryshon kualiteti” ka thënë Pacolli.

Ai për Insajderin, tregoi edhe funksionimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku tha se pret nga të gjithë asambleistët, si nga ata që kanë mbetur në Vetëvendosje, por edhe nga ata që kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, ta implementojnë programin e partisë me të cilën kanë garuar në zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar, raporton Insajderi.

“Të them të drejtën ne si Kuvend Komunal, nuk besoj që do të kemi telashe të madhe në marrjen e evendime të tillë. Nuk besoj që do të ketë lëvizje më të madhe të asambleistëve të Vetëvendosjes. Programin qeverisës duhet ta implementojnë të dy grupet se të dy kanë fituar me këtë proogram. Nuk ka qenë ështje politike, ka qenë inercion. Tek e fundit është e drejtë ë cdo asambleisti, se ai përfaqëson votuesit e vetë,. Nëse nuk ka qenë dicka në rregull me atë buxhet është normale që mos te votojnë”.

I pyetur se a janë filluar projektet e premtuara në fushatën zgjedhore, Pacolli tha se ende nuk kanë arritur që të konsolidohen si partnerë.

Shkak për këtë sipas tij është fakti që ende nuk janë themeluar disa drejtori, dhe disa nga to nuk janë caktuar drejtorët.

“Ende nuk kemi filluar me projektet që i kemi paraparë. Jemi duke u konsioliduar si qeverisje lokale. Kanë mbetur edhe shumë drejtori pa u emëruar drejtorët e rinj ende, nuk ajnë zgjedhur grupet punuese, ka hala punë deri të konsolidohemi si qeverisje lokale, tani fillojmë me projektet e reja” tha Pacolli.

Selim Pacolli në zgjedhjet e fundit lokale, kishte qenë kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës. Nga rezultatet e atyre zgjedhjeve, ai kishte arritur që të dal i treti në këtë garë, pas Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit.

Ai kishte arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe tashmë së bashku edhe me AAK-në, përbëjnë koalicion në Komunën e Prishtinës.