Pacolli: Koalicion LDK-AKR-Alternativa nuk do ta vjedhë Kosovën

Në një takim të AKR-së më simpatizantët e kësaj partie në Kamenicë, lideri i partisë, Behgjet Pacolli ka folur për platformën për qeverisjeje së bashku më koalicionin LDK-Alternativa.

Lajme

25/05/2017 20:23

Pacolli, së bashku më kandidatët për deputet nga AKR, ka thënë se LDK dhe AKR nuk kanë bërë ndarje me territoret e Kosovës, e nuk e kanë lënë anash as Kamenicën.

Ai ka thënë, nuk duhet t’i besojnë atyre që vizitojnë pjesët e harruar të Kosovës, vetëm kur kërkojnë vota, por të votojnë ata që punojnë dhe do të jenë zëri i tyre, raporton lajmi.net.

Pacolli ka kërkuar nga qytetarët e Kamenicës të votojnë kandidatët për deputetë nga kjo anë.

Më lideri i AKR-së, ka thënë se deputetet femra të AKR-së të cilat edhe ishin më të në Kamenicë si  Refiqe Ternava, Mirlinda Gashi, Labinotë Demi, por edhe emra të tjerë, janë femra me vizion dhe është i lumtur që janë pjesë e partisë.

“Një qeverisje qe do të punojë ekskluzivisht për qytetarët e Kosovës, e asnjëherë për interesa të veta. Ky koalicion din më çu Kosovën përpara, ky koalicion nuk do ta vjedhë Kosovës, ku koalicion nuk do të ushtroj dhunë ndaj Kosovës”, ka thënë ai. /Lajmi.net/