Pacolli i kundërpërgjigjet Mustafës: Inspektorët tuaj janë fajtorë për vdekjen e Valonit

Zv.kryeministri Behgjet Pacolli në postimin e dytë për vdekjen e një 28 vjeçari në Prishtinë, për të cilin u tha se humbi jetën për shkak të helmimit me mish pule, ka fajësuar ish kryetarin e Prishtinës, Isa Mustafa, duke i thënë se ishin inspektorët komunal që janë aty nga koha kur ai qeveriste Prishtinën, që nuk bëjnë punën si duhet. 

Lajme

09/11/2014 00:54

Një koment në Facebook i zv.kryeministrit Behgjet Pacolli ka nxitur debat mes tij dhe Isa Mustafës.

Pacolli në komentin e parë tha se fajin për vdekjen e 28 vjeçarit e kishte mafia ekonomike, gjë që nxiti reagimin e kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili i tha Pacollit se nuk duhet të kritikojë por të veprojë pasi, ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e qeverisë.

Pas kësaj ka ardhur përgjigja e Pacollit për Mustafën, duke e fajësuar direkt këtë të fundit për gjendjen sanitarisë ushqimore në kryeqytet. Pacolli thotë se janë inspektorët komunal të punësuar nga koha e Mustafës të cilët nuk bëjnë punën e tyre për të cilën kanë përgjegjësi.

Komenti i plotë i Pacollit:

Kush e ka mizën pas veshit reagon, është një thënie që në këtë rast vjen më së bukuri në shprehje.

z.Mustafa, partitë nuk inspektojnë asgjë, as cilësi, as nivel të higjienës, e as standarte për produktet jetësore. Janë institucionet që e bëjnë atë.

Z.Mustafa, cilësia e një produkti, që matet nga Agjensioni I veterinarisë dhe ushqimit, (I cili gjithashtu e ka përgjegjësine e vetë) mund të jetë në nivel në momentin që futet në Kosovë.

Por këto produkte, në mungesë të kontrollit insistues të inspekcionit sanitar natyrisht shëndërrohen në materie të rrezikshme për shëndetin e qytetarit.

Zoti Mustafa, cili është roli I komunës në inspektimin e higjienës nëpër restorantet, supermarketet, dyqanet dhe vendet ku mbahen, shiten dhe konsumohen produktet ushqimore?

Si trajtohen ato?

Cili është roli I inspektorëve komunalë pasi që ti personalisht ke qenë për vite me radhë kryetar komune?

Apo më mirë, qe ta jap një shembull…

A është komuna e Prishtinës, që kohë më parë ka ndërprerë kontratë për furnizim me naftë pikërisht pse inspektorët e saj kanë vërejtur se cilësia e naftës për ngrohje është kancerogjene?

Situatën në Prishtinë e keni kontrolluar ju. Inspektorët kanë qenë nën autoritetin tuaj.

Prandaj miku im, nivelin dhe gjendjen e lidershipit politik kosovar shumë bukur e pasqyroi edhe ambasadorja Jacobson, nëpërmjet numërimit të aferave korruptive për të gjithë dhe në këtë drejtim besoj qdo fjalë është e tepërt të thuhet.

Siq po shihet korrupsioni në Kosovë po merr edhe jetëra të njerëzve dhe është mëkat se si ju, humbjen e jetës së Valonit, e konsideroni si diqka të rëndomtë.

Nëse ju keni vizion dhe pretendoni ta udhëheqni Kosovën, një shëtitje do të ju mjaftonte të reflektoni.