Pacolli i gëzohet rrëzimit të Abazoviqit: Shko rrezitu në Plazh të Vogël
Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka kritikuar Dritan Abazoviqin që dje u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Kuvendi i Malit të Zi për shkak të nënshkrimit të një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe. Ai tha se Abazoviq njohu vazhdimësinë ligjore të një institucioni që e mohon edhe kombësinë malazeze. “Kështu e ke kur e…

Lajme
Ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, ka kritikuar Dritan Abazoviqin që dje u shkarkua nga posti i kryeministrit nga Kuvendi i Malit të Zi për shkak të nënshkrimit të një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe.
Ai tha se Abazoviq njohu vazhdimësinë ligjore të një institucioni që e mohon edhe kombësinë malazeze.
“Kështu e ke kur e krunë me Popin! Plus 600 vjet, para ekzistencës së Kishës Serbe, ky çuni ia njeh vazhdimësinë ligjore kësaj kishe në Mal të Zi, tu e ditë se kjo Kishë ua mohon edhe kombësinë malazezëve duke i quajtur Bastard dhe Komb i shpikur!”.
Selim Pacolli pati edhe një porosi për Abazoviqin pasi mbeti pa postin e kryeministrit.
“Shnet! Shko rrezitu n’plazh t’vogël!”, ka shkruar ai.