Pacolli e Limaj të gëzuar për koalicionin, bëjnë shqiponjën me duar

AKR e Nisma Socialdemokrate zyrtarizuan sot koalicionin parazgjedhor.

Lajme

23/08/2019 21:11

Kësisoj, këto dy parti do  të hyjnë bashkë në zgjedhjet që pritet të mbahen në fillimë të tetorit, shkruan lajmi.net.

E dy kryetarët e partive, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli, siç duket iu kanë gëzuar shumë marrëveshjes së arritur.

Limaj ka postuar një fotografi në Facebook, në të cilën shihet ai bashkë me Pacollin teksa bëjnë me duar simbolin e shqiponjës. /Lajmi.net/