Pacolli dënon sulmin ndaj autobusit me kosovarë, kërkon nga BE-ja të veprojë

Një autobus me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonin drejt Bashkimit Evropian është sulmuar mbrëmë në Serbi.

Lajme

25/08/2019 11:24

Autobusi po udhëtonte nga Prishtina për në Frankfurt, kur u godit derisa po kalonte nëpër Serbi.

E këtë akt e ka dënuar edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se Serbia vazhdimisht ka dështuar që të sigurojë rrugëtim të sigurt dhe liri të lëvizjes për udhëtarët shqiptarë të Kosovës.

Pacolli përmes një postimi në Twitter Ai ka kërkuar që të bëhen hetime lidhur me rastin.

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj autobusit plot pasagjerë që udhëtonin nga Kosova përmes Serbisë për në Bashkim Evropian. Serbia vazhdimisht nuk po arrin të sigurojë udhëtarët dhe lirinë e lëvizjes për ta. Ne kërkojmë hetime dhe siguri për qytetarët tanë”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/