Pacolli bën fushatë me objektet e ndërtuara në Kazakistan

Fushata zgjedhore edhe pse jo ende zyrtarisht, tashmë ka filluar. Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ndër premtimet kryesore ka zhvillimin e ekonomik të vendit. Për ta bërë të besueshëm këtë premtim, ai po përdor punët e kryera nga kompania e tij në vendet e ish Bashkimit Sovjetik. 

Lajme

20/05/2014 15:37

Pacolli sot në profilin e tij në Facebook, ka postuar dy fotografi të Teatrit të Operës dhe Baletit në Astana të Kazakistanit, objekt i ndërtuar nga kompania e tij, dhe i cili konkurron në një konkurs ndërkombëtar të arkitekturës. 

“Edhe një kompleks tjetër i ndërtuar nga shqiptarët në botë konkurron në vendet e para të një konkursi prestigjioz global për arkitekturën”. 

“Teatri i Operës dhe i Baletit në Astana është ky kompleks, ku rastësisht unë jam dhe autor i këtij projekti, i cili jo rastësisht konkurron për vendin e parë si mrekulli arkitektonike në botë. përveç godinës tjetër me të cilin ju njoha para disa ditësh në Facebook-un tim”. 

“Sapo më informuan dhe më ftuan që të jem atje së bashku me një kryeministër, personalitet të shquar të politikës, që ka paraparë që ta vizitojë këtë kompleks”, ka shkruar Pacolli.