Pacolli arrin në SHBA: Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës ka arritur në Nju Jork ku do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Lajme

21/09/2019 23:44

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se ditëve të ardhshme do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerë shtetërorë, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, krejt çka është e rëndësishme tani është interesi i Kosovës, që vendi të zhvillohet dhe integrohet.

Postimi i tij:

Sapo arrita në Neë York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB. Ditëve të ardhshme do të zhvilloj takime të rëndësishme me krerë shtetesh dhe ministra të punëve të jashtme për të fuqizuar marrëdhëniet e Kosovës me këto vende dhe për të forcuar poziten ndërkombëtare të Kosovës. Në këtë kohë interesi i Kosovës është mbi të gjitha për ta bërë vendin tonë më të fortë dhe me të integruar. /Lajmi.net/