Pack: Qeveria e re serbe të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thënë se qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të udhëhiqet nga Aleksandar Vucic, duhet të jetë një ekip i vërtetë, në të cilin të gjithë duhet të kenë qëllimet e njëjta dhe të punojnë për arritjen e tyre.

Lajme

08/04/2014 09:12

Duke folur për gazetën serbe Danas, ajo ka theksuar rëndësinë e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun e Brukselit me Prishtinën, raporton RFE.

Pack ka thënë se negociatat Kosovë-Serbi duhet të përfshijnë të gjitha problemet ekzistuese, për zgjidhjen e të cilave duhet të punohet.